Ndërlidhjet

SHBA: Marrëveshja e Iranit dërgohet në Kongres për shqyrtim


Administrata e presidentit amerikan Barack Obama e ka paraqitur për shqyrtim në Kongres, marrëveshjen e arritur në mes të fuqive botërore dhe Iranit, për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë sot se marrëveshja, e nënshkruar më 14 korrik në Vjenë, në mes të përfaqësuesve të Iranit, Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, është futur për shqyrtim në Kongres, i cili ka 60 ditë kohë për ta shqyrtuar atë.

Gjithashtu sot, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje Kongresit amerikan që ta refuzojë marrëveshjen për programin bërthamor të Iranit.

Duke folur në një telvizion amerikan, Netanyahu tha se “ka shumë gjëra për të bërë në mënyrë që të ndalohet agresioni iranian dhe kjo marrëveshje nuk është njëra prej tyre”.

Sekretari amerikan i Shteti, John Kerry, tha për CNN se “nëse Kongresi nuk e miraton marrëveshjen”, atëherë procesi i negociatave me Iranin do të përfundoj.

Sipas marrëveshjes, Irani do të frenojë programin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG