Ndërlidhjet

FARK liron ushtarin kolumbian, një ditë para fillimit të armëpushimit


Foto ilustrim
Foto ilustrim

Rebelët kolumbianë të FARK-ut e kanë liruar një ushtar të cilin e kanë mbajtur peng për rreth dy javë, ka thënë presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos.

Ky zhvillim vjen vetëm një ditë përpara se të fillojë armëpushimi i vetshpallur nga grupi rebel FARK.

Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARK), e kanë dorëzuar Cristian Moscoso Rivera pranë zyrtarëve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, shkruan Reuters.

Moscoso ishte kapur nga rebelët e FARK-ut, gjatë një operacioni ushtarak në juglindje të Putumayos, i cili gjendet në kufi me Ekuadorin.

Qeveria kolumbiane dhe rebelët e FARK-ut që prej vitit 2012 kanë kaluar nëpër një proces komples të bisedimeve të paqes, të cilat kanë për qëllim që t’i japin fund luftës 50 vjeçare,

Bisedimet ishin pezulluar vitin e kaluar kur rebelët kishin kidnapuar tre gjeneralë.

Rebelët e FARK-ut javë më parë kishin lajmëruar se më 20 korrik do të fillojnë armëpushimin e njëanshëm.

XS
SM
MD
LG