Ndërlidhjet

Dështojnë bisedimet e paqes në Burundi


Trazirat në Burundi, foto nga arkivi
Trazirat në Burundi, foto nga arkivi

Bisedimet në Burundi, që kanë për qëllim dhënien fund trazirave në vend, të cilat janë shkaktuar nga dëshira e shprehur e presidentit të vendit për të marrë mandatin e tretë, kanë dështuar.

Kështu ka lajmëruar ndërmjetësuesi i tyre duke thënë se bisedimet kanë dështuar pasi përfaqësuesit e qeverisë nuk kanë marrë pjesë në takime, prandaj procesi i negociatave do të shtyhet.

Kjo ngjarje vjen vetëm 2 ditë para se në Burundi të organizohen zgjedhjet presidenciale, shkruan AP.

Ministri i Mbrojtjes së Ugandës, Crypus Kiyonga, i cili është ndërmjetësues në këto bisedime, tha se qeverisë duhet t’i jepet hapësirë që të shpjegojë se pse nuk ka marrë pjesë në bisedime.

Në herët, bisedimet e Kombeve të Bashkuara, në mes të partive politike të Burundit dështuan, për shkak se opozita insistonte që presidenti Pierre Nkurunziza të japë dorëheqje.

Burundi është përballur me një dhunë të madhe, nga e cila kanë humbur jetën më shumë se 100 njerëz dhe mbi 144,000 persona të tjerë janë detyruar të ikin nga vendi, që prej se presidenti Nkurunziza , në muajin prill paralajmëroi se po kërkon mandatin e tretë.

XS
SM
MD
LG