Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit sot voton rezolutën për Iranin


Këshilli i Sigurimit, foto nga arkivi
Këshilli i Sigurimit, foto nga arkivi

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet që sot të aprovoë rezolutën, që lejon fillimin e lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit.

Votimi do të bëhet sot pasdite dhe pritet të jetë vetëm formalitet për shkak se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit – Birtania, Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania -- e arritën marrëveshjen bërthamore me Iranin në Vjenë, më 14 korrik.

Teksti i rezolutës së OKB-së përmban lehëtësim me kusht të sanksioneve ekonomike, në shkëmbim me garancinë e Iranit se nuk do të zhvillojë bombë bërthamore.

Rezoluta kërkon që marrëveshja “të implementohet plotësisht nga momenti i nënshkrimit”, dhe i bën thirrje shteteve anëtare të OKB-së të ndihmojnë në këtë proces.

XS
SM
MD
LG