Ndërlidhjet

Shpërthime në Irak, 8 persona të vrarë


Tetë persona janë varë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një seri e bombardimeve në Irak.

Policia në qytetin Diyala, juglindje të Bagdadit, tha tha një bombë në rrugë vrau katër persona dhe lëndoi nëntë të tjerë në Urën Diyala, më 19 korrik.

Në lindje të Bagdadit, në zonën e Al-Amin, policia tha se dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën, kur një bombë shpërtheu në një kafene.

Dy të tjerë u vranë dhe gjashtë u plagosën prej një shpërthimi, në një rrugë të ngarkuar në periferi të Bagdadit.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin, por grupi militant Shteti Islamik, ka bërë sulme të ngjshme muajve të fundit, përreth Bagdadid, duke i sulmuar komunitetet Shiite.

XS
SM
MD
LG