Ndërlidhjet

SHBA - Kubë: Rihapen ambasadat


Qytetarë të Kubës duke e shikuar presidentin amerikan. Foto nga arkivi
Qytetarë të Kubës duke e shikuar presidentin amerikan. Foto nga arkivi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kuba do të rihapin ambasadat e tyre në Uashington dhe Havana sot, duke i dhënë fund 54 vjetëve pa marrëdhënie ndërkombëtare.

Zyrtarët e Kubës do të kenë një ceremoni zyrtare të ngritjes së flamujve në ambasadën e tyre në Uashington, ku janë ftuar të marrin pjesë rreth 500 mysafirë.

Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez do të marrë pjesë në ceremoni, dhë më vonë pritet të takohët me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, ku flamuri i Kubës do të ngritet dhe do të qëndrojë së bashku me gjithë flamujt e shteteve me të cilat Uashingtoni ka marrëdhënie zyrtare diplomatike.

Zyrtarët amerikanë nuk do ngrisin flamurin e tyre në Havana të Kubës deri në muajin gusht, kur Kerry do të shkojë në hapjen zyrtare.

Shtetet e Bashkuara kishin ndërprerë marrëdhëniet me Havanën në vitin 1961 dhe vendosën një embargo tregtare, ekonomike dhe financiare kundër Kubës.

XS
SM
MD
LG