Ndërlidhjet

Rrëmbehen katër italianë në Libi


Libi
Libi

Ministria e Jashtme e Italisë thotë se katër italianë janë rrëmbyer pranë kompanisë së naftës Eni në perëndim të Libisë, në qytetin Mellitah.

Përmes një deklarate të hënën, ministria tha se të katër italianët ishin punëtorë në kompaninë e ndërtimeve Bonatti.

Ministria bëri të ditur se Ambasada e Italisë është mbyllur dhe u ka bërë thirrje të gjithë italianëve të kthehen në shtetin e tyre, për shkak të rrezikut me të cilin përballen.

XS
SM
MD
LG