Ndërlidhjet

Të paktën 7 ushtarë afganë vriten nga sulmet ajrore


Ushtarë afganë, foto nga arkiva
Ushtarë afganë, foto nga arkiva

Të paktën 7 ushtarë afganë janë vrarë nga sulmet ajtore të ndërmarra nga koalicioni ndërkombëtar, në provincën Logar, në jug të Kabulit.

Komandanti i ushtrisë të provincës, Abdul Razaq i ka thënë agjencisë së lajmeve AP se 7 ushtarë afganë janë vrarë dhe 5 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në një post bllok në qarkun Baraki Barak në provincën Logar.

Shefi i policisë në Logar, Mohammad Douod Ahmadi e ka konfirmuar këtë numër të viktimave.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Afganistanit, incidenti ka ndodhur përderisa helikopterët e koalicionit ishin duke fluturuar mbi provincën Logar, teksa ishin duke u zhvilluar luftime në mes të trupave afgane dhe luftëtarëve talibanë.

Guvernatori i qarkut, Mohammad Rahim Amin ka thënë se sulmet ajrore të NATO-s ishin gabim dhe mund të kenë ndodhur si pasojë e koordinimit të keq.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane në Afganistan, Kolonel Brian Trubus ka thënë se koalicioni është duke hetuar këtë incident.

XS
SM
MD
LG