Ndërlidhjet

logo-print

Ish-ligjvënësi kirgiz arrestohet, dyshohet për lidhje me IS-in


Ilustrim

Ilustrim

Një ish-ligjvënës kirgiz është arrestuar nën dyshimin se ka furnizuar me armë militantët të cilët janë të lidhur me grupin Shteti Islamik.

Ai është arrestuar në aeroportin e Bishkekut, teksa ka tentuar të ikë nga vendi.

Komiteti për Siguri Kombëtare në Kirgizi, ka thënë përmes një deklarate se sot kanë arrestuar K.M.K- ish-ligjvënës dhe anëtarë i partisë Ak Jol i cili ka qenë deputetë në periudhën 2007-2010.

Komiteti thotë se i arrestuari dyshohet se ka financuar dhe mbështetur anëtarë të grupit militant Shteti Islamik dhe se u ka siguruar atyre armatim.

Më 16 korrik, 6 anëtarë të Shtetit Islamik janë vrarë në Bishkek, në dy operacione të ndara dhe 7 të tjerë janë arrestuar.

XS
SM
MD
LG