Ndërlidhjet

Mediat taxhike përballen me kufizime të reja


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet taxhike thonë se mediat në Taxhikistan nuk mund të raportojnë lajme zyrtare pa e cituar agjencinë shtetërore të lajmeve.

Shërbimi për media i Presidencës taxhike ka thënë sot se mediat duhet paraprakisht t’ia dërgojnë raportet e tyre agjencisë së informimit Khovar, ndërkaq mediat e huaja që punojnë në Taxhikistan mund të përdorin lajme vetëm duke e cituar agjencinë Khovar.

Ky vendim i autoriteteve është dënuar nga Nuriddin Karshivoev, i cili është kryetar i Asociacionit Kombëtar të Mediave të Pavarura të Taxhikistanit.

Presidenti taxhik Emomali Rahmon është në krye të shtetit që prej vitit 1992.

Qeveria e tij është kritikuar për shkak të arrestimit të disidentëve dhe për kontrollin ndaj mediave.

XS
SM
MD
LG