Ndërlidhjet

Jemen: Rreth 100 të vrarë nga bombardimet e rebelëve


Jemen, foto nga arkivi

Jemen, foto nga arkivi

Rreth 100 persona janë vrarë nga bombardimet e rebelëve shiitë Huthi në një qytet afër Adenit.

Rebelët Huthi kanë nisur bombardimet në qytetin Dar Saad më 19 korrik, pasi që kanë humbur kontrollin e disa lagjeve në qytetin Aden.

Hassan Boucenine nga grupi Doktorët Pa Kufi ka thënë sot se 80 për qind e të vrarëve janë civilë.

Ai i ka thënë agjencisë DPA se të paktën 75 njerëz janë konfirmuar të vrarë por numri i përgjithshëm i viktimave mund të jetë rreth 100.

“Dje ka qenë dita më e keqe në Aden që prej se sulmet ajrore të udhëhequra nga Arabia Saudite filluan në muajin mars”, tha Boucenine për AP.

Bombardimet vijnë pasi luftëtarët lokalë dhe forcat besnike të presidentit Abd-Rabbu Mansur Hadi janë duke përparim në marrjen e kontrollit nga rebelët Huthi të qytetit Aden.

XS
SM
MD
LG