Ndërlidhjet

logo-print

Këshilli i Sigurimit miraton heqjen e sanksioneve ndaj Iranit


Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Këshilli i Sigurimit i OKB-së njëzëri miratoi rezolutën, përmes së cilës Iranit do t’i hiqen sanksionet ndërkombëtare.

Votimi i sotëm është parë si një formalitet sepse pesë shtetet anëtare të Këshillit me të drejtë vetoje – Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara- plus Gjermania, ishin pajtuar për këtë vendim, pas arritjes së marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit në Vjenë më 14 korrik.

Rezoluta nis heqjen graduale dhe të kushtëzuar të sanksioneve ekonomike në këmbim të garantimit se Irani nuk do të zhvillojë armë bërthamore.

Aty bëhet thirrje që marrëveshja “të zbatohet plotësisht” dhe i bëhet thirrje shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, që të ndihmojnë në këtë proces.

Agjencia për Energji Bërthamore e OKB-së “duhet të ndërmarrë hetime dhe të monitorojë përkushtimin e Iranit për programin e tij bërthamor”, thuhet në rezolutë.

XS
SM
MD
LG