Ndërlidhjet

Diskutohet puna e Misionit faktmbledhës për liberalizim të vizave


Foto nga takimi

Foto nga takimi

Sot në Prishtinë, përfaqësues të grupeve punuese teknike për procesin e liberalizimit të vizave nga të gjitha institucionet përkatëse, kanë diskutuar për punën e misionit faktmbledhës të KE-së për liberalizim të vizave, ekspertët e të cilit qëndruan në Kosovë nga 13-17 korrik, duke konstatuar se organizimi i misioni ishte i suksesshëm.

Në këtë takim u konstatua se me gjithë përmbushjen e kritereve, përkushtimi i insitutcioneve të Kosovës për këtë proces do të vazhdojë në nivelin e njëjtë.

Në komunikatën për media të Ministrisë së Integrimeve Evropiane thuhet se “përderisa një numër i vogël i kritereve kërkon ende punë për tu përmbyllur përfundimisht”, ky proces, ndërkaq kërkohen zbatim i vazhdueshëm i tyre.

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit institucional për kontrubutin e dhënë.

Ai ka përsëritur se rëndësia e misionit vlerësues të KE-së “është qenësore sepse raporti që do të hartohet nga ekspertët do të hap rrugë për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.

Ndërkaq Fisnik Rexhepi, këshilltar i lartë politik i ministrit për Integrim Evropian dhe njëherësh koordinator teknik i procesit të liberalizimit , ka bërë të ditur se ekspertët kanë zhvilluar mbi 50 takime dhe vizita në terren me përfshirje të mbi 100 përfaqësuesve institucional, me ç’rast janë prezantuar të arriturat në adresimin e kritereve teknike të cilat janë vlerësuar nga ekspertët.

“Ministria për Integrim Evropian, së bashku me institucionet e tjera do të vazhdoj angazhimin për përmbylljen e dialogut për liberalizim të vizave brenda vitit 2015”, thuhet në fund të njoftimit të ministrisë.

XS
SM
MD
LG