Ndërlidhjet

Mustafa: S’ka kushtëzim për transformimin e FSK-së në FAK


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, është një proces i rëndësishëm për Kosovën dhe për stabilitetin e përgjithshëm.

“Prandaj, transformimin e saj në Forcë të Armatosur të Kosovës do ta bëjmë duke argumentuar se kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe jo duke adresuar kundërshtarë të të këtij transformimi”, shkruan Mustafa në Facebook.

Kryeministri Mustafa thotë se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë “kushtëzim për këtë transformim, por ajo vlerëson se duhet të punojmë me tërë spektrin politik kosovar dhe me deputetët e subjekteve që përfaqësojnë popullatën joshumicë për të siguruar përkrahjen e tyre, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës bëhet duke rikthyer dhe duke ndërtuar besimin reciprok”, shkruan kryeministri Mustafa.

XS
SM
MD
LG