Ndërlidhjet

logo-print

Bjellorusia ia ndalon kandidimin për president liderit opozitar


Flamuri i Bjellorusisë

Flamuri i Bjellorusisë

Zyrtarët zgjedhor bjellorusë ia kanë ndaluar që ish-kandidatit për president, të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 11 tetor.

Liderit opozitar Mikolay Statevich i është ndaluar kandidimi në zgjedhjet presidenciale për shkak se ai është në burg.

Statkevich është duke vuajtur dënimin prej 6 vjetësh burgim për shkak të organizimit të trazirave pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2010.

Protestuesit e zemëruar për shkak të dyshimit se ka pasur mashtrim në zgjedhje, kishin organizuar protesta të mëdha në dhjetor të vitit 2010 në Miks, pasi që presidenti Alyanksandr Lukashenka kishte fituar 80 për qind të votave.

Statkevich mohon se ka organizuar trazirat dhe thotë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.

Gruaja e tij, Maryna Adamovich i ka thënë sot Radios Evropa e Lirë se vendimi që burri i saj nuk mund të regjistrohet si kandidat në zgjedhje, do ta apelojë në Gjykatën Supreme.

XS
SM
MD
LG