Ndërlidhjet

Emiratet: Dënime të ashpëra për krimet fetare


Ilustrim
Ilustrim

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar sot për legjislacionin e ri, në të cilin përfshihen dënime të ashpëra për krimet që kanë lidhje me urrejtjen fetare dhe ektremizmin sunitë.

Dekreti presidencial kriminalizon çdo akt i cili nxit urrjetje fetare dhe gjithashtu ndalon diskriminimin “në bazë fetare,besimit, dokrinës, racës, ngjyrës ose prejardhjes etnike”.

Personat që kryejnë këto vepra penale rrezikojnë deri 10 vjet burgim ose dënim me vdekje nëse ata gjenden fajtorse kanë kryer vepra penale të ekstremizmit sunit mysliman, shkruan AFP.

Përkrahësit e ideologjisë së tillë, të cilën e kanë edhe grupet islamike si Al-Kaida dhe grupe të tjera, i përshkruajnë jo-myslimanët si të pafe por të tillë konsiderohen edhe myslimanët të cilët nuk e praktikojnë fenë e tyre.

Vitin e kaluar, në Emiratet e Bashkuara Arabe erdhi në fuqi një legjislacion i ri, në të cilën 83 grupe ishin klasifikuar si “terroriste”, duke përshirë edhe Vëllazërinë Myslimane.

Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë pjesë në koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të, kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG