Ndërlidhjet

Obama mirëpret mbështetjen e OKB-së për marrëveshjen e Iranit


Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama thotë se miratimi i marrëveshjes bërthamore të Iranit, nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, tregon se ka një konsensus të gjerë global se marrëveshja është mënyra më e mirë e sigurimit se Irani nuk do të zhvillojë armë bërthamore.

Vota në Këshillin e Sigurimit do të mundësojë që të nis heqja e sanksioneve ekonomike ndërkombëtare ndaj Iranit.

Rezoluta e OKB-së bën thirrje për “zbatim të plotë” të marrëveshjes së arritur në Vjenë më 14 korrik.

Presidenti Obama thotë se shpreson që ligjvënësit amerikan “do t’i kushtojnë vëmendje konsensusit të gjerë”.

Marrëveshja e Iranit i është dërguar Kongresit amerikan, i cili nga sot ka 60 ditë kohë për ta shqyrtuar.

Obama tha sot se mirëpret letrën e nënshkruar nga 60 ekspertë amerikanë të sigurisë kombëtare , të cilët e mbështesin marrëveshjen bërthamore të Iranit.

XS
SM
MD
LG