Ndërlidhjet

Kerry: Sanksionet kundër Iranit mund të hiqen për 6 muaj


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se sanksionet perëndimore mbi Iranin mund të fillojnë të hiqen për gjashtë muaj.

“Ka disa gjëra që Irani duhet t’i bëjë dhe disa gjëra që Agjencia për Energji Bërthamore duhe t’i bëjë. Dhe ato gjëra duhet të zgjidhen- të gjitha- përpara se sanksionet të fillojnë të hiqen”, ka thënë Kerry në intervisën dhënë për Zërin e Amerikës.

“Prandaj do të mund të duhen gjashtë muaj apo më shumë- është vështirë të thuhet saktësisht sepse kjo varet nga ajo që do të ndodhë. Por unë nuk mendoj se do të ndodhë më herët”,

Përpara se sanksionet të hiqen, një sërë ngjarjesh jashtë Iranit jithashtu duhet të ndodhin. Kongresi amerikan ka 60 ditë kohë për të votuar marrëveshjen.

“Mendoj se shtatori do të jetë moment krucial kur njerëzit do të fillojnë të mësojnë se nëse kjo marrëveshje në fakt do të zbatohet”, ka thënë Kerry.

XS
SM
MD
LG