Ndërlidhjet

logo-print

SHBA e siguron Izraelin se do ta ndihmojë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter dhe Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Moshe Ya'alon

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter dhe Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Moshe Ya'alon

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter ka siguruar se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Izraelin, që të kundërshtojë ndikimin e Iranit në rajon.

Teksa ishte në vizitë në Hussein Lookout, Carter tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara lidhur me një varg kërcënimesh me të cilat po përballet Izraeli, duke përfshirë edhe grupin Hezbollah në jug të Libanit, i cili ka më shumë se 100,000 raketa të afta për të paralizuar infrastrukturën civile të Izraelit.

“Hezbollahu sigurisht është i sponzorizuar nga Irani, prandaj edhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta ndihmojnë Izraelin kundër ndikimit iranian në rajon”, tha Carter.

Izraeli vitin e ardhshëm do të bëhet aleati i parë i SHBA-së që do të ketë avionët luftarë amerikanë F-35, tha sekretari Carter, duke theksuar se ai dëshrion që të sigurojnë ushtrinë izraelite se do të vazhdojë të ketë avantazh në mbrojtjen raketore dhe në fusha të tjera.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Moshe Yaalon tha se Irani është forcuar me arritjen e marrëveshjes bërthamore dhe grupi Hezbollah dhe militantët palestinezë të Hamasit “do të marrin më shumë para” nga Irani, si pasojë e kësaj marrëveshjeje.

XS
SM
MD
LG