Ndërlidhjet

Turqia do të rrisë sigurinë në kufirin me Sirinë


Kryeministri turk Ahmet Davutoglu
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu

Turqia thotë se do të rrisë sigurinë përgjatë kufirit të saj me Sirinë, pas sulmit vetëvrasës me bomb, ku u vranë të paktën 30 njerëz dhe u plagosën 100 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi të hënën, në qendrën kulturore në qytetin Suruc, ku aktivistët kurdë po mbanin një konferencë për rindërtimin e lagjeve të qytetit sirian Kobani.

Kobani ka qenë qytet ku janë zhvilluar luftime të ashpëra në mes të militantëve të Shtetit Islamik dhe luftëtarëve kurdë.

Kryeministri Ahmet Davutoglu ka thënë se të gjeturat e para sygjerojnë se ky sulm ishte vepër e grupit militant Shteti Islamik.

Ai tha se Turqia “do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme kundër Shtetit Islamik”.

“Masat në kufrin tonë me Sirinë… do të rriten”, shtoi ai.

Në Stamboll, policia ka përdorur gaz dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit kurdë, të cilët kanë fajësuar qeverinë turke për sulmin në Suruc.

XS
SM
MD
LG