Ndërlidhjet

Fabius javën e ardhshme viziton Iranin


Laurent Fabius
Laurent Fabius

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius ka njoftuar se do të vizitojë Iranin javën e ardshme për të biseduar "për të gjitha temat".

Ai deklaroi për një radio fancez se do të takohet me presidetin iranan Hassan Rohani gjatë vizitës në Iran.

Kjo vizitë vjen pas arritjes së marrëveshjes për programin bërthamor në mes të Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Fabius i tha agjencisë së lajmeve AFP se kjo vizitë me gjasë do të realizohet më 29 korrik.

Në bazë të marrëveshjes bërthamore të arritur më 14 korrik në Venë, Teherani do të frenojë programin e saj bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së,të hënën ka miratuar rezolutën, e cila nis heqjen graduale të sanksioneve ekonomike kundër Iranit.

XS
SM
MD
LG