Ndërlidhjet

Arrestohen 5 persona për bombardimet në Irak


Sulmi me bomb në Khan Bani Saad të Irakut

Sulmi me bomb në Khan Bani Saad të Irakut

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi ka vizituar vendin ku nga një sulm me bomb i grupit militant Shteti Islamik, u vranë 120 njerëz.

Sulmi i 17 korrikut në tregun në Khan Bani Saad në provincën Diyala, ndodhi ditën e fundit të muajit të Ramazanit.

Më shumë se 130 persona të tjerë u plagosën.

Bombardimi ka ndodhur në një zonë të cilën milicia shiite e ka marrë nga Shteti Islamik në muajin janar, duke i larguar grupet radikale sunite nga qytetet dhe fshatërat e provincës.

Vizita e Abadit vjen pasi Gjenerali Abdul Amir al-Zaidi ka thënë se 5 burra të dyshuar se kanë kryer këtë bombardim janë arrestuar më 20 qershor.

XS
SM
MD
LG