Ndërlidhjet

logo-print

Korea V: S’jemi të interesuar për bisedime për programin bërthamor


Lideri i Koresë Veriore Kim Jong-Un

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong-Un

Korea Veriore thotë se nuk është “aspak e interesuar”, për bisedime si ato që zhvilloi Irani me fuqitë botërore, për të hequr dorë nga aftësitë bërthamore.

Ministria e Jashme ka thënë se programi bërthamor i Koresë Veriore “është parandalim qenësor” kundër politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara karshi shtetit të tyre.

Korea Veriore “është një shtet me armë bërthamore dhe ka interesat e saj si një shtet me armë bërthamore”, thuhet në njoftim.

Ndaj Penjanit zyrtarë janë ngritur sanksione ekonomike nga SHtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për shkak të programit bërthamor dhe raketave balistike.

XS
SM
MD
LG