Ndërlidhjet

Rusi: Nis gjykimi ndaj regjisorit ukrainas


Regjisori ukrainas Oleh Sentsov

Regjisori ukrainas Oleh Sentsov

Gjykimi ndaj regjisorit ukrainas Oleh Sentsov, ka filluar sot në qytetin Rostov-on-Don të Rusisë.

Sentsov dhe tre shtetas të tjerë ukrainas janë arrestuar në maj të vitit 2014, nën dyshimin se kanë planifikuar sulme terroriste në Gadishullin ukrainas të Krimesë, që është i aneksuar nga Rusia.

Sentsov është akuzuar për organizim të grupeve terroriste, planifikim të sulemeve terroriste dhe mbajtje të jashtëligjshme të eksplozivëve.

Ai i mohon të gjitha akuzat.

Nëse shpallet fajtor, Sentsov mund të dënohet deri me 20 vjet burgim.

XS
SM
MD
LG