Ndërlidhjet

logo-print

Nga rrëshqitja e dheut dhe vërshimet vdesin 7 persona


Vërshimet në rajonin e Badakhshanit

Vërshimet në rajonin e Badakhshanit

Gjatë ditëve të fundit, nga rrëshqitja e dheut dhe vërshimet kanë vdekur së paku 7 persona në rajonin lindor të Taxhikistanit, në Gorno-Badakhshan.

Zëdhënësja e rajonit të Gorno-Badakhshanit, Nilufar Aslamshoeva i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se zëvendëskryeministri Azim Ibrohim dhe Guvernatori i rajonit, Shodikho Jamshed kanë vizituar qarkun Vanch, ku vërshimet dhe rrëshqitja e dheut kanë shkatërruar rreth 70 shtëpi dhe kanë dëmtuar ndërtesa, kabllo të energjisë elektrike.

Personat që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre përkohësisht janë vendosur nëpër tenda.

Kryeministri taxhik Kohir Rasulzoda ka thënë se dëmet e shkaktuara kapin vlerën e 50 milionë dollarëve.

XS
SM
MD
LG