Ndërlidhjet

Rusi: Kritika për NATO-n për shkak të ushtrimeve në Ukrainë


Ushtarët e Polonisë që marrin pjesë në ushtrimet e NATO-s në Ukrainë

Ushtarët e Polonisë që marrin pjesë në ushtrimet e NATO-s në Ukrainë

Rusia thotë se ushtrimet aktuale ushtarake me përfshirjen e vendeve të NATO-s në pjesën perëndimore të Ukrainës, janë “të natyrës provokuese”.

I dërguari rus në NATO, Aleksandr Grushko, tha sot se këto manovra e “shkatërrojnë” procesin e implementimit të marrëveshjes së Minskut, të muajit shkurt të këtij viti, që synon përfundimin e luftës ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës.

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka njoftuar se afro 2 mijë trupa janë të përfshira në ushtrimin, me emrin “Rapid Trident 2015”, që ka filluar dje në një bazë ushtarake në rajonin Lvov.

Së paku 800 ushtarë ukrainas, më se 500 trupa amerikane, dhe 700 ushtarë të 16 vendeve të tjera, po marrin pjesë në ushtrim, që planifikohet të përfundoj më 1 gusht.

Në manovra janë të përfshira edhe makinat e blinduara, helikopterët e forcave ajrore dhe pajisje të tjera të rënda ushtarake.

XS
SM
MD
LG