Ndërlidhjet

Iran: Formohet komiteti për vlerësimin e marrëveshjes atomike


Pamje e një seance të mëparshme të Parlamentit të Iranit

Pamje e një seance të mëparshme të Parlamentit të Iranit

Parlamenti i Iranit ka votuar sot për emërimin e një komiteti 15 anëtarësh për vlerësimin e tekstit të marrëveshjes atomike të Iranit me 6 fuqitë botërore.

Gjatë fjalimit të tij para anëtarëve të parlamentit, ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, e ka mbrojtur atë që sipas tij, është marrëveshje atomike “e balancuar” me fuqitë botërore.

Sipas marrëveshjes së arrtitur në Vjenë më 14 korrik, sanksionet që e kanë dëmtuar ekonominë e Iranit, gradualisht do të tërhiqen, ndërsa Irani, nga ana e tij, ka pranuar kufizime afatgjata në programin e vet bërthamor.

“Ne nuk themi se është totalisht në favor të Iranit”, tha Zarif, që e ka udhëhequr ekipin iranian të negociatave, dhe ka shtuar se “çdo negociatë paraqet dhënie dhe marrje”.

XS
SM
MD
LG