Ndërlidhjet

Mali i Zi: Aeroplani për fikjen e zjarrit rrëzohet në liqe


Pamje e një aeroplani për fikjen e zjarrit

Pamje e një aeroplani për fikjen e zjarrit

Një aeroplan i vogël për fikjen e zjarrit në Mal të Zi është përplasur në Liqenin e Shkodrës, derisa ateronte në sipërfaqen e tij për ta mbushur rezervoarin me ujë.

Ministria e brendshme e Malit të Zi tha se piloti i këtij aeroplani është i palënduar.

Policia e Malit të Zi ka njoftuar se aeroplani zjarrfikës sot ka “pasur fatkeqësi gjatë aterimit” në sipërfaqen e Liqenit të Shkodrës.

Ky aeroplan ishte pronë e ministrisë së brendshme të Malit të Zi.

XS
SM
MD
LG