Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: U identifikua i dyshuari për sulmin me bombë


Njerëzit vrapojnë t'i ndihmojnë të plagosurit nga sulmi i djeshëm në Suruc

Njerëzit vrapojnë t'i ndihmojnë të plagosurit nga sulmi i djeshëm në Suruc

Autoritetet në Turqi thonë se e kanë identifikuar të dyshuarin për sulmin me bombë, nga i cili dje u vranë së paku 32 vetë.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha sot se po zhvillohen hetime në lidhjet kryesore ndërkombëtare dhe vendëse dhe se “ka gjasë të mëdha” se sulmi i djeshëm në qytetin Surac, në pjesën juglindore të Turqisë, ishte kryer nga një sulmues vetëvrasës me bombë, me lidhje me militantët e Shtetit Islamik.

Cak i sulmit ishte një qendër kulturore, derisa aktivistët e rinjë kurdë po e mbanin një konferencë për shtyp lidhur me planet për rindërtimin e qytetit fqinj sirian, Kobani.

Kobani ishte qendër e luftimeve të ashpra ndërmjet militantëve të Shtetit Islamik dhe luftëtarëve kurdë.

Zoti Davutoglu tha se në mbledhjen e nesërme të qeverisë, do të shqyrtohet ndërmarrja e masave shtesë të sigurisë në kufirin e Turqisë me Sirinë.

XS
SM
MD
LG