Ndërlidhjet

Çeki: Pesë persona të zhdukur, të rrëmbyer në Liban


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i jashtëm i Çekisë, Lubomir Zaoralek, tha sot se zhdukja e katër shtetasve çekë dhe një libanezi, javën e kaluar në Liban, po trajtohet si “rrëmbim i mundshëm”.

Ai tha se Republika Çeke nuk ka marrë kurrfarë informacione për vendndodhjenn e këtyre personave.

Vetura e tyre është gjetur e braktisur afër vendit Kefraya, në pjesën lindore të Libanit, afër terrenit ku në vitin 2011, ishin rrëmbyer 7 çiklistë të Estonisë dhe ishin mbajtur katër muaj.

Rastit të zhdukjes së çekëve, ministria e jashtme e Libanit tashmë i është referuar si rrëmbim.

Njëri nga të zhdukurit, është avokati çek i personit, Ali Fayad, me origjinë libaneze, i cili gjendet në burg në Çeki, duke pritur vendimin e autoriteteve për ekstradim në Shtetet e Bashkuara, lidhur me akuza për përpjekje të shitjes së armatimit dhe drogës te grupi gueril, FARC, në Kolumbi.

Dy çekët e tjerë të rrëmbyer janë gazetarë televizivë që punonin për një dokumentar.

XS
SM
MD
LG