Ndërlidhjet

Bosnjë: U arrestua personi i dyshuar për sulmin kundër Vuçiqit


Truprojat e e mbrojnë Vuçiqin nga sulmi në Srebrenicë
Truprojat e e mbrojnë Vuçiqin nga sulmi në Srebrenicë

Pjesëtarët e Agjencisë për hetime dhe mbrojtje të Bosnjë Hercegovinës thonë se e kanë arrestuar personin, Almir Merdiq, në vendin Jelah në Bosnjë, sepse sipas policisë, së bashku me disa individë të tjerë, ka marrë pjesë në sulmin kundër kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky sulm ka ndodhur më 11 korrik, në Potoçari, gjatë ceremonisë së shënimit të 20 vjetorit të masakrës në Srebrenicë.

Mediat në Serbi, duke u mbështetur në burime të inteligjencës, e kanë cilësuar personin, Almir Merdiq, si organizator të sulmit kundër Vguçiqit, raporton agjencia Beta.

XS
SM
MD
LG