Ndërlidhjet

Daçiq: Të përdoret përvoja e Kosovës në Ukrainë


Ivica Daçiq duke folur sot para gazetarëve pas takimit të Grupit të kontaktit për Ukrainën në Minsk
Ivica Daçiq duke folur sot para gazetarëve pas takimit të Grupit të kontaktit për Ukrainën në Minsk

Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ivica Daçiq, njëherësh ministër i jashtëm i Serbisë, ka sugjeruar sot që të shfrytëzohet përvoja e Kosovës në zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës.

“Suksesi qëndron në hapat e vegjël ditor, e jo hapa të mëdhenjë”, tha Daçiq dhe ka shtuar se “qëllimi është që armatimiet të heshten dhe të arrihet progres me dialog”.

Në këtë aspekt, zoti Daçiqi ka theksuar se “personalisht ka marrë pjesë në bisedimet me Kosovën dhe përvoja thotë se është e domosdoshme të përdoret metoda e hapave të vegjël për arritjen e marrëveshjeve në Ukrainë”, raporton agjencia TASS.

Këto komente ai i bëri sot në Minsk të Bjellorusisë, ku është mbajtur një takim i Grupit trepalësh të kontaktit për Ukrainën.

XS
SM
MD
LG