Ndërlidhjet

Greqi: Parlamenti diskuton për pakon e dytë të reformave


Parlamenti i Greqisë gjatë seancës së 15 korrikut ku u miratua legjislacioni i masave të pakos së parë të reformave
Parlamenti i Greqisë gjatë seancës së 15 korrikut ku u miratua legjislacioni i masave të pakos së parë të reformave

Qeveria e Greqisë sot e ka dorëzuar në parlament propozimin për pakon e dytë të reformave, duke thënë se dëshiron që marrëveshja finale me kreditorët ndërkombëtar të arrihet deri më 20 gusht.

Ligjvënësit nesër do të votojnë për këto reforma, që është një test tjetër për autoritetin e kryeministrit, Alexis Tsipras, pas kundërshtimit në partinë e tij, Syriza, gjatë votimit të javës së kaluar, për pakon e parë të masave për marrjen e kredisë.

Zëdhënësja e qeverisë, Olga Gerovassili, tha se miratimi i legjislacionit të dytë do të mundësoj vazhdim të menjëhershëm të negociatave me kreditorët ndërkombëtarë: Bashkimin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Afati për Greqinë e zhytur në borxhe, që ta paguajë shumën prej 3.2 miliardë eurosh, që ia ka borxh Bankës Qendrore Evropiane, është 20 gushti.

Pastaj në muajin shtator duhet të paguhet 1.5 miliardë euro borxh ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG