Ndërlidhjet

Obama: Kritika për ata që e kundërshtojnë marrëveshjen atomike


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar mbështetje nga veteranët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen atomike me Iranin, duke i sulmuar ata që ai i quajti kritikë “rraha-gjoks” pasi “disa prej politikanëve dhe ekspertëve të njejtë, dëshironin me të shpejtë të shkojnë në luftë në Irak dhe thanë se kjo do të merrte vetëm pak muaj”.

Duke folur mbrëmë në Pitsburg, në Konventën Kombëtare të Veteranëve të Luftërave të Jashtme, zoti Obama ka theksuar se “ne po dëgjojmë jehonë të disa politikave të njejta dhe mendimet që na kanë dështuar në të kaluarën”.

Obama tha se marrëveshja me Iranin ofron “mënyrë më të mençur, më përgjegjëse për ta mbrojtur” sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë po e përshkallëzon fushatën për ta penguar përpjekjen nga republikanët në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për bllokimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

XS
SM
MD
LG