Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Djathtistët kërkojnë referendum për shkarkimin e qeverisë


Pamje nga demonstrata e djeshme e djathtisëtve në Kiev

Pamje nga demonstrata e djeshme e djathtisëtve në Kiev

Qindra pjesëtarë të krahut të djathtë në Ukrainë e kanë mbajtur një tubim mbrëmë në kryeqytetin Kiev, duke protestuar kundër politikave të qeverisë, pas përleshjes vdekjeprurëse ndërmjet nacionalistëve radikalë dhe policisë, në pjesën perëndimore të Ukrainës.

Lideri i të ashtuquajturit, Sektor i Djathtë, Dmytro Yarosh, ka shpallur se grupi i tij do ta filloj fushatën për një referendum kombëtar për të parë nëse presidenti, Petro Poroshenko, dhe qeveria e tij, do të duhej të shkarkoheshin dhe të ngritej një “bllokadë absolute” kundër territorit në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontrollin e separatistëve prorusë.

Zoti Yarosh tha se referendumi, po ashtu, do ta shtronte pyetjen nëse urkainasit e mbështesin njohjen juridike të njësiteve të milicive vullnetare dhe të drejtën e tyre për të pasur armë dhe për ta shpallur ligjin ushtarak, që sipas tij, do të ndihmonte tu shkaktohet disfatë kryengritëvse në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG