Ndërlidhjet

Rusi: Nga ndeshja e autobusit me kamion – 11 të vrarë


Pamje pas ndeshjes së sotme të autobusit me kamion afër Krasnojarskit në Rusi
Pamje pas ndeshjes së sotme të autobusit me kamion afër Krasnojarskit në Rusi

Së paku 11 vetë kanë humbur jetën nga ndeshja e një autobusi me një kamion në rajonin Krasnjojarsk të Siberisë në Rusi.

“11 vetë kanë vdekur, ndërsa kemi të dhëna se 22 të tjerë janë lënduar, por informacionet po ndryshojnë”, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së brendshme rajonale, Vladimir Yurchenko.

Autobusi udhëtonte për në Krasnojarsk me 50 udhëtarë.

Në vendin e përplasjes është dërguar edhe një helikopter.

Të plagosurit janë dërguar në spital.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ndeshjeje me pasoja vdekjeprurëse.

XS
SM
MD
LG