Ndërlidhjet

SHBA: I akuzuari nuk pranoi se i ka ndihmuar militantët


Ilustrim
Ilustrim

Një shetas amerikan i akuzuar për përpjekje për rekrutimin e njerzëve për tu bashkuar me grupin ekstremist, Shteti Islamik, nuk e ka pranuar fajësinë.

Në njërin prej një serie të rasteve, në të cilat në shënjestër janë amerikanët që i kanë shprehur besnikëri grupit militant, Shteti Islamik, dhe kishin përgatitur sulme në Shtetet e Bashkuara ose jashtë, personi, Amir Said Rahman Al-Ghazi, 38 vjeçar, ishte akuzuar për ndihmë terrorizmit, për përpjekje që të furnizohet me armë zjarri dhe shitje të marihuanës.

Në një gjykatë federale në Ohajo, ai mbrëmë tha se nuk ndjehet fajtor.

Ai mbetet në arrest federal.

Al-Ghazi, përpara i njohur si Robert McCollum, ishte arrestuar më 19 qershor, pasi ishte përpjekur ta blejë një pushkë automatike nga një agjent i fshehtë i agjencisë FBI.

Autoritetet thanë se Al-Ghazni kishte shpallur besnikëri ndaj grupit miniliant, Shteti Islamik, vitin e kaluar, dhe ishte përpjekur të rekrutoj njerëz të tjerë për bashkim në këtë çështje.

Në aktakuzën penale thuhet se ata që kishte dashur t’i rekrutoj ishin burime të FBI-së.

Ai, po ashtu, kishte shprehur dëshirë për t’i sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe ishte përpjekur për ta blerë një pushkë automatike të tipit AK-47, thuhet në aktakuzë.

XS
SM
MD
LG