Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi në treg – 10 të vrarë


Forcat afgane në provincën Faryab
Forcat afgane në provincën Faryab

Zyrtarët afganë thonë se nga një sulm vetëvrasës në një treg në pjesën veriore të këtij vendi, janë vrarë së paku 10 vetë dhe janë plagosur disa të tjerë, përfshirë edhe policë.

Zyrtarët provincialë thanë se sulmi ka ndodhur sot në provincën Faryab.

Askush nmuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Militantët talibanë dhe grupet e tjera islamike i kanë zgjeruar sulmet e tyre në Afganistan, prej se forcat e amerikane dhe ato të vendeve të tjera, janë tërhequr nga ky vend, në fund të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG