Ndërlidhjet

Çeçeni: Minibusi ka rënë në humnerën 200 metërshe


Një viktimë e përplasjes së minibusit në spital

Një viktimë e përplasjes së minibusit në spital

Një minibus që qarkullonte nga Çeçenia për në Dagestan është përplasur, me ç’rast kanë humbur jetën së paku 7 vetë, kanë thënë punëtorët e shërbimeve të emergjencës.

Ky minibus ka rënë në një humnerë 200 metërshe në rajonin Vedensky në Çeçeni.

Agjencia TASS ka raportuar se kanë vdekur 11 vetë, ndërsa 6 të tjerë ishin plagosur.

Disa viktima janë transportuar në spitalet në Grozni dhe Shali.

Presidenti i Çeçenisë në Rusi, Ramzan Kadyrov, tha se në minibus ishin udhëtarët nga fshati Andi në Dagestan.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve të të vdekurve dhe presidentit të Dagestanit, Ramazan Abdulatipov.

XS
SM
MD
LG