Ndërlidhjet

Fondacioni MacArthur thotë se largohet nga Rusia


Pamje e një pjese të Moskës
Pamje e një pjese të Moskës

Organizata joqeveritare, MacArthur, nga Shtetet e Bashkuara, që në Rusi ka operuar më tepër se 20 vjet, thotë se e ka ndalur punën për shkak të legjislacionit të ri, në shënjestër të të cilit janë organizatat e jashtme.

Fondacioni MacArthur thotë se ka vendosur ta mbyll zyrën e vet në Moskë, pasi rregullat e reja e bëjnë “të pamundur operimin efektiv” në Rusi.

Këto ndryshime “e kanë bërë të qartë se qeveria e Rusisë e shikon praninë e vazhdueshme të MacArthurit si jo të mirëpritur”, theksohet në deklaratën e kësaj organizate.

Ky fondacion i ka dërguar më tepër se 170 milionë dollarë në projekte në Rusi, prej vitit 1992, në sektorin e arsimit të lartë dhe të drejtave të njeriut.

Më herët këtë muaj, Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë ka kërkuar nga autoritetet që të vëzhgohen për së afërti 12 organizata të jashtme, përfshirë Fondacionin MacArthur, me synimin e mundshëm që ato të shpallen “të padëshiruara” dhe të mbyllen.

XS
SM
MD
LG