Ndërlidhjet

Carter në Arabi Saudite, diskutohet marrëveshja me Iranin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter ka mbërritur në qytetin e Detit të Kuq të Jeddah për takimet e planifikuara me mbretin saudit, Selman dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Vizita e Carter është pjesë e një turneu rajonal, që synon t’i sigurojë aleatët e Uashingtonit për marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Duke folur në Jordani më 21 korrik, Carter tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kishin një "angazhim të përbashkët për luftën kundër ndikimit keqdashës iranian në rajon".

Carter kishte takuar më 20 korrik në Izrael me kryeministrin Benjamin Netanyahu, një kritik i ashpër i marrëveshjes bërthamore të Iranit, sipas të cilës, sanksionet kundër Iranit do të hiqen gradualisht në këmbim që Teherani të pranojë frenim afatgjatë mbi programin e tij bërthamor.

Izraeli dhe vendet e Gjirit të udhëhequra nga sunitët, besojnë se pakti do të inkurajojë vetëm udhëheqjen e Iranit, të cilët janë akuzuar për ndërhyrje në Irak, Siri, Liban dhe Jemen.

XS
SM
MD
LG