Ndërlidhjet

Turqia ka bllokuar qasjen në rrjetin social Twitter, për të parandaluar shpërndarjen e fotografive nga bombardimet e së hënës që vranë 32 persona, njoftoi sot agjencia e lajmeve shtetërore turke.

Qeveria gjithashtu ishte duke u munduar të ndalonte përdoruesit e Twitterit për të thirrur protesta kundër qeversë, që nuk bëri më shumë për të parandaluar sulmin.

Zyrtarët kanë ngritur shqetësimet se bombardimet të qytetitn e Suruc është pjesë e një fushate e grupit militant Shteti Islamik.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se kanë arrestuar më shumë se 500 persona të dyshuar për përfshirje me Shtetin Islamik në gjashtë muajt e fundit.

XS
SM
MD
LG