Ndërlidhjet

Moldavi: Partitë pro-evropiane formojnë koalicion


Moldavi...
Moldavi...

Tri parti pro-evropiane në Moldavi janë pajtuar të formojnë një koalicion qeverisës për të krijuar një qeveri që e drejton vendin në integrim në Bashkimin Evropian.

Partia Demokratike, Patria Liberale-Demokratike dhe Partia Liberale njoftuan sot se arritën këtë marrëveshje.

Lideri i Partisë Liberale Mihai Ghimpu e quajti këtë një “shenjë të mirë për qytetarët e Moldavisë dhe partnerët tanë evropiane".

Partitë do të takohen sot për të diskutuar alokimin e ulëseve në kabinet dhe postet politike.

Kryeministri Chiril Gaburici dha dorëheqje në muajin qershor pas pas një hetimi për vërtetësinë e diplomës së shkollës së mesme dhe universitetit.

Moldova ka mbajtur zgjedhjet në muajin nëntor të vitit 2014, por partitë pro-evropiane dështuan të arrijnë marrëveshje, dhe qeveria u mbështet në përkrahjen e komunistëve.

XS
SM
MD
LG