Gjykata Supreme e Pakistanit ka suspenduar ekzekutimin e një gruaje të krishterë, e dënuar për blasfemi.
Avokati i Asia Bibit tha se gjykata së shpejti do të fillojë seancat e dëgjimit me ankesa kundër dënimit të saj.
Bibi, nënë e pesë fëmijëve, u arrestua në vitin 2009.
Ajo ka qenë e dënuar me vdekje që nga nëntori i vitit 2010, pasi ajo u gjet fajtore se ka bërë vërejtje përçmuese rreth Profetit Muhamed gjatë një grindjeje me një grua muslimane.
Dënimi me vdekje i Bibit u konfirmua në tetor të vitit 2014 nga gjykata e lartë në qytetin lindor të Lahores.
Kjo çështje solli kritika ndërkombëtare në ligjet e Paksitanit për blasfemi, të cilat ishin fuqizuar në vend në vitin 1980.
Aktivistët për të drejtat e njeriut i kanë bërë thirrje Pakistanit të rishqyrtojë legjislacionin, për të cilin thanë se shpesh është përdorur për të “zgjidhur inate personale”.