Ndërlidhjet

logo-print

Dy policë të Turqisë janë vrarë në qytetin juglindor të Ceylanpinar, pranë kufirit me Sirinë, njoftojnë zyrtarët e sigurisë.

Televizioni i Turqisë citoi guvernatorin e rajonit të Sanliurfa, Izzettin Kucuk, të ketë thënë se nuk ishte menjëherë e sigurtë nëse sulmi i sotëm kishte “lidhje me terrorizmin”.

Sulmi vjen dy ditë pasi një bombardues vetëvrasës vrau 32 persona në qytetin me shumicë kurde Suruc, që është gjithashtu në rajonin Sanliurfa.

Kryeministri Ahmet Davutoglu tha sa ka “gjasa të mëdha” se ky sulm kishte lidhje me grupin militant Shteti Islamik, që po lufton me forcat kurde në kufi me Sirinë.

Davutoglu gjithashtu tha se një mbledhje e kabinetit, e paraparë të mbahet sot, do të shqyrtojë marrjen e masave shtesë për sigurinë e Turqisë në kufi me Sirinë.

XS
SM
MD
LG