Ndërlidhjet

Spanja kërkon ndihmë nga Siria për gjetjen e tre gazetarëve


Damask
Damask

Spanja sot njoftoi se është duke u munduar të kuptojë se çfarë ka ndodhur me tre gazetarë spanjollë që u zhdukën në qytetin Aleppo në veri të Sirisë.

Ministri i Drejtësisë Rafael Catala tha se qeveria nuk kishte marrë ndonjë lajm për tre spanjollët, dhe do të kontaktojë qeverinë në Damask për këtë çështje.

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Garcia Margallo u tha gazetarëve se situata të tilla krijojnë ankthe sepse “të krijohet ndjenja se nuk mund të bësh asgjë, sepse je i varur nga lëvizjet e atyre që kanë grabitur bashkëkombësit tuaj”.

Deri tani, qeveria nuk ka thënë specifikisht se janë duke e trajtuar këtë situatë si grabitje.

Margallo kërkoi "diskrecion maksimal" për rastin, dhe bëri thirrje për "qetësi", duke thënë se situata të ngjashme në të kaluarën kanë përfunduar në favor për Spanjën.

XS
SM
MD
LG