Ndërlidhjet

Për kenianët, Obama po kthehet në shtëpi


Një qytetar i Kenisë
Një qytetar i Kenisë

Për shumë kenianë, parullat në gjuhën Swahili do të jenë më shumë se sa një mënyrë e mikëpritjes për presidentin amerikan, kur ai të vizitojë vendlindjen e babait të tij, duke e bërë këtë vizitën e tij të parë në Keni si president i SHBA-ve.

Obama për herë të fundit në këtë vend kishte qenë në vitin 2006, gjatë kohës sa ishte senator.

Qytetarët e Kenisë e shohin këtë si vizitë në shtëpi për Obamën, i cili ka shkruar me thellësi dhe emocione për rrënjët e tij keniane.

Megjithatë, ai nuk do të ketë kohë të eksplorojë shumë, pasi që është i zënë me detyra zyrtare.

Obama është paraparë të arrijë në Keni të premten, ndalesa e parë në turneun e tij në dy vendet afrikane, ku ai do të vizitojë edhe Etiopinë.

Përpara vizitës, flamujt amerikanë dhe kenianë janë renditur nëpër rrugët që çojnë në aeroportin kryesor të Nairobit.

XS
SM
MD
LG