Ndërlidhjet

Arrestohet shefi i zyrës presidenciale të Kirgizisë


Ilustrim
Ilustrim

Ish shefi i zyrës presidenciale të Krigizisë është arrestuar për dyshimet e marrjes së ryshfetit.

Komiteti Shtetëror për Sigurinë Kombëtare thotë se Daniar Narymbaev u arrestua sot, pasi hetuesit e morën në pyetje atë dhe deputetin Khajimurat Korkmazov.

Korkmazov u arrestua javën e kaluar nën dyshimet se ka marrë ryshfet prej 100 mijë dollarëve bga familjarë të ish ligjvënësit Nariman Tuleev,i cili u dënua për korrupsion në vitin 2013.

Narymbaev përballet me akuza për korrupsion, marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Presidenti Almazbek Atambaev e largoi Narymbaev nga posti i tij në zyren presidenciale më 20 korrik, pesë ditë pas arrestimit të Korkmazov.

Narymbaev ka thënë se është i pafajshëm, duke e përshkruar situatën si "një tentativë për të dëmtuar reputacionin e qeverisë".

XS
SM
MD
LG