Ndërlidhjet

Fillojnë bisedimet me Greqinë për dalje nga kriza


Pierre Moscovici
Pierre Moscovici

Komisionari për Ekonomi i Bashkimit Evropian Pierre Moscovici thotë se negociatat kanë filluar me Greqinë për paketët e re për dalje nga kriza financiare, vetëm disa orë para se parlamenti grek të votojë për refromat të cilat Athina i ka premtuar në këmbim të ndihmës ndërkombëtare.

Moscovici tha sot se negociatorët në Bruksel po diskutojnë një “memorandum mirëbesimi” dhe me gjasë do të vazhdojnë bisedimet deri në mes të muajit gusht.

Kreditorët që po negociojnë me Athinën përfshijnë Komisionin Evropian, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Qendrore Evropiane.

Qeveria e Greqisë tha dje se dëshiron të arrijë marrëveshje përfundimtare deri më 20 gusht, që është afati i fundit i Athinës që t’i paguajë Bankës Qëndrore Evropiane borxhin prej 3.2 miliardë eurove.

Një hua prej 1.5 miliard eurove pritet t’i paguhet Fondit Monetar Ndërkombëtar në muajin shtator.

Miratimi i paketës së dytë të reformave nga parlamenti grek sot, dhe zbatimi i këtyre reformave, është një parakusht për bisedimet për dalje nga kriza.

XS
SM
MD
LG