Ndërlidhjet

logo-print

Ilaçi eksperimental dëshmon ngadalësimin e alzheimerit


Një kompani amerikane e barnave, ka thënë sot se një ilaç eksperimental mund të ngadalësojë avancimin e sëmundjens Alzheimer, në qoftë se njerëzit e përdorin atë në fillim të sëmundjes.

Të gjeturat e reja të kësaj kompanie, tregon se ilaçi mund të funksionojë por një
studim i cili pritet të përfundoj deri në fund të vitit 2016, do të tregojë të gjitha detajet për ndikimin e këtij ilaçi.

Sot, hulumtuesit nga Shoqata Ndërkombëtare e Alzheimerit, kanë treguar për të rejat e fundit të këtij ilaçi, i cili ka për qëllim që të luftojë sëmundjen duke sulmuar proteinat që bllokojnë trurin.

Por do të duhet më shumë kohë për të kuptuar se si ky ilaç do të funksionojë, por shkenctarët thonë se akoma janë në rrugën e duhur të gjetjes së ilaçit shërues, pavarësisht se ka pasur dështime të mëdha në këtë drejtim viteve të fundit.

XS
SM
MD
LG